179 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Kosova

179 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 179 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 29 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,199 persona.

Ministria po ashtu njofton se të vaksinuar brenda 24 orëve janë 31 persona.

Ndërkaq nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar 1,835,861.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat