Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist reagon ndaj akuzave të KPK-së

Kosova

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist reagon ndaj akuzave të KPK-së

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:23
Ilustrim

Reagimi i plotë:

PËR KËSHILLIN PROKURORIAL, AKTIVIZMI FEMINIST ËSHTË I DEVIJUAR DHE JORACIONAL

Sot Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate ka reaguar ndaj aksionit të djeshëm nga grupi organizativ i protestave "Në mbrojtje të vajzave dhe grave" duke e etiketuar atë si të devijuar, ofendues dhe joracional.

Dje ne përsëritëm kërkesën tonë për shkarkimin e prokurorit të rastit të përdhunimit të së miturës në qershor të 2022, Ruhan Salihu dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi. Neglizhenca e tyre e ka mundësuar përdhunimin e së miturës në gusht të vitit 2022, andaj minimumi që mund të bëhet ndaj tyre, është shkarkimi nga çfarëdo pozite brenda Prokurosisë.

Në përgjigje të këtyre kërkesave, sot Prokuroria na shpalli të devijuara, me kauza të caktuara politike dhe joracionale në veprime. Në komunikatë thuhet se "kur ato devijojnë duke përdorur fjalë fyese dhe denigruese ndaj bartësve të sistemit prokurorial, si dhe duke u munduar kështu të shtyjnë përpara kauza të caktuara politike". Tutje, "KPK-ja, thekson se kjo nuk i shërben aspak aktivizimit të një organizate joqeveritare, por pasqyron në vetvete një veprim publik joracional që është në kundërshtim me parimet dhe të drejtat civile të aktivizimit në shoqëritë demokratike” Për ne si aktiviste politike, ky është një qëndrim skandaloz, seksist dhe i papranueshëm. Një deklaratë e tillë synon ta sulmojë legjitimitetin e aktivizmit tonë politikë e në instancë të fundit ta disiplinojë atë.

Megjithatë, ne jemi këtu për t'ia rikujtuar KPK-së dhe të gjitha institucioneve publike se përderisa kauzat tona janë të drejta, ne nuk i frikësohemi as gjobitjeve e as sulmeve. Kur ju dështoni t'i mbroni vajzat dhe gratë, më së paku, ne do kërkojmë t'iu çesim jashtë atyre institucioneve. Gjithashtu, ne nuk kemi nevojë për legjitimimin tuaj. Ne duam shkarkime, jo sulme e hi syve.

Për fund, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nuk është organizatë joqeveritare por grup vullnetar, i paregjistruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat