Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Në parashaikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat sipas IHK-së parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë ë shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.

Vlerat minimale  të temperaturave do të lëvizin ndërmje10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet21-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat