Bashkimi krijon fuqi dhe stabilizim

Kosova

Bashkimi krijon fuqi dhe stabilizim

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 11:21
Albina Hyseni

Albina Hyseni një ndër opinionistet e shquara në gjithë Ballaknin nga shkrimet e saj më unike dhe në aspektet më të mira të tyre, disa vite më parë në kohërat më të vështira, sidomos për vendin tonë, Kosovën ka kontribuar në menyrë të shkëlqyshme. Ajo kësaj radhe shkruan specifikisht për të gjithë asambleistët ku thotë se të jesh përfaqësues i qytetarëve si asambleist sa është privilegj po aq është edhe përgjegjësi ndaj kërkesave të tyre.

Një detyrë si kjo kërkon dije dhe përkushtim si kritere bazë për përfaqësim dinjitoz.

Gjitha komunave i duhen njerëz me ekspertizë për çështjet e rëndësishme. Ne nuk kemi kohë për eksperimente. Ne nuk e kemi luksin të tolerojmë korrupsionin, parregullsit e aq më tepër të vazhdohet me pasojat që tani më dihën por duhet punuar fuqishëm, zellshëm dhe drejt për gjithë secilin pa dallime.

Ndër të tjera thotë Hyseni se duhet të angazhohen të gjithë partitë për llogaridhënie dhe tolerancë në qeverisje. Veprat me punë të mirëfilltë për të gjetur zgjidhjet më të mira për arsim, shëndetësi çështje sociale dhe të rinisë si dhe shërbimeve për qytetarët të cilat i duhen më shumë se asnjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat