​Nis puna për çerdhen e re në Rufc të Ri të Lipjanit

Kosova

​Nis puna për çerdhen e re në Rufc të Ri të Lipjanit

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 12:02
Imri Ahmeti

Ka nisur fillimi i punimeve ne ndërtimin e çerdhes në fshatin Rufc i Ri në Komunën e Lipjanit.

I pranishëm në këtë përurim ishte kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili shprehur besimin se ky projekti do të përfundojë vitin e ardhshëm dhe të hap dyert për të vegjlit.

Ahmeti tha se gradualisht janë duke u plotësuar standardet për mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj komune.

Ahmeti: Vitin e ardhshëm përfundon çerdhja

"Gradualisht po plotësohen standardet për një mirëqenie më të mirë të qytetarëve tonë dhe ky objekt që sot po fillon, vitin e ardhshëm besoj do të përfundojë", tha ai.

Ai po ashtu uroi që sa më shpejtë të gjithë fëmijë të rikthehen në shkollë duke kërkuar angazhimin e të gjithëve për të tejkaluar këto vështirësi.

Ahmeti: Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se arsimi

"Uroj që 1 shtatori i vitit të ardhshëm të na gjejë të gjithëve në bankat shkollore dhe jo kështu në greva siç jemi sot, sepse nuk ka prioritet më të madh as për prindër e shoqëri, sesa prioriteti i edukimit të fëmijëve tanë. Prandaj të gjithë bashkë duhet të angazhohemi t'i tejkalojmë edhe këto vështirësi të sotme dhe vështirësitë e ardhshme, sfidat që po ballafaqohemi, sepse prioritet duhet ta kemi edukimin e brezave, bashkë për të cilët kemi dhënë kontributin e gjithë shoqëria jonë", tha ai.

Kapaciteti i kësaj çerdhe do të jetë për rreth 60 fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat