Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat