​Kongresi klinik edhe me trajnime në lëmin e oftalmologjisë

Kosova

​Kongresi klinik edhe me trajnime në lëmin e oftalmologjisë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:20
Mentor Gorani

Krahas ligjëratave nga kirurgë të njohur botërore, këtë vit në kuadër te Kongresit të dytë Klinik, është organizuar edhe trajnimi në fushën e oftalmologjisë, ku kirurgët e syrit kanë pasur mundësi t’i mësojnë metodat me të avancuar për intervenime në segmentin e pasëm të syrit, si dhe ligjërata rreth diagonistikimit të kësaj lloj sëmundje.

Mentor Gorani, kryesues i komitetit organizativ nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, tha se worshop-i është mbajt në Klinikën e Syve në QKUK, ndërsa ligjëratat për të gjithë kirurgët oftalmolog janë zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë.

Ai tha se ky trajnim për kirurgët kosovarë është mbajtur më 15 shtator.

Gorani: Workshope në lëmin e oftalmologjisë

“Sivjet përveç numrit shumë më të madh të pjesëmarrësve dhe të ligjëruesve, kemi organizuar në kuadër të Kongresit të Dytë edhe trajnime, workshope në lëmin e oftalmologjisë. Këto trajnime kanë qenë të organizuara në dy nivele në nivelin e trajnimeve në sallat operative të Klinikës së Syve të Oftalmologjisë në QKUK dhe pjesa teorike në të cilën kemi pas ligjërata që janë mbajtur në Qendrën Kombëtare re Telemjekësisë në Prishtinë dhe të cilët njëkohësisht kanë qenë direkt të prezantuar në të gjitha qendrat tjera rajonale të Telemjekësisë, si dhe online”, theksoi ai.

Mentor Gorani, kryesues i komitetit organizativ nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, tha se rezultatet e këtij trajnimi kanë qenë të jashtëzakonshme, sidomos në trajtimin e segmentit të pasëm të syrit.

Gorani u shpreh se këto trajnime po ndihmojnë edukimin e mjekëve, e që më pastaj kjo po ndikon në uljen e referimeve për trajtim të pacientëve jashtë vendit.

Si shembull ai mori Klinikën e Syrit në QKUK.

Gorani: Worshop ka pas rezultate të jashtëzakonshme

“Worshop ka pas rezultate të jashtëzakonshme duke u arritur qe të përvetësohen metodat më të reja sidomos ne segmentin e pasëm të syve kështu që në një të ardhmen do të kemi rritje edhe më të madhe të mundësive të kryerjes së këtyre operacioneve si në shkurti të kohës, apo edhe në rioperim. Ndërsa, në pjesën teorike po ashtu kemi pas ligjërues me renome edhe në pjesën praktike të cilët na kanë informuar e njoftuar dhe kanë mbajtur ligjërata mbi pjesën po ashtu të segmentit të pasëm si një e re e cila pritet të ketë edhe furnizim me pajisje jo vetëm në Klinikën e Syve, ku vetëm ekzistojnë këto pajisje për segmentin e pasëm po ashtu edhe në të gjitha spitalet rajonale. Ka qenë mundësi e mirë për të gjithë kolegët të mësojnë për këto dy aspekte mbi segmentin e pasëm. Për me tepër qysh tani kemi premtimet se edhe në ta ardhmen, do të vazhdohet në ngritjen e kapaciteteve njerëzore duke u realizuar edukimi i vazhdueshëm profesional në formën e trajnimeve e ëorkshopeve”, tha Gorani.

Teksa ka fol për punën e Kongresit të dytë Klinik që është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve, Gorani u shpreh se ky aktivitet është shndërruar në një dritare të madhe për bashkëpunim në fushën e kirurgjisë.

Gorani: Kongresi, dritare të madhe e hapur për bashkëpunim në lëmin e kirurgjisë

“Sivjet është një numër jashtëzakonisht i ligjëruesve të cilët kanë qenë në gjendje të vijnë në Prishtinë në krahasim me vitin e kaluar, ku shumica kanë qenë online edhe kjo na ma mundësuar të kemi një dritare të madhe të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm në lëmin e kirurgjisë në veçanti”, u shpreh Gorani.

Në Kongresin e dytë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës, po marrin pjesë mbi 700 persona. Ndërsa, përgjatë ditës së djeshme dhe sot do të ketë 155 ligjërata nga profesorë e kirurgë të njohur ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat