​Simpoziumi “Inovacioni, Shëndeti dhe Teknologjia”, mbledh mbi 30 prezantues ndërkombëtar në Prishtinë

Kosova

​Simpoziumi “Inovacioni, Shëndeti dhe Teknologjia”, mbledh mbi 30 prezantues ndërkombëtar në Prishtinë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale ka mbajtur simpoziumin e 13-të ndërkombëtar me temë “Inovacioni, Shëndeti dhe Teknologjia: Qasje Multidisiplinare”, ngjarje kjo e cila u cilësua si më e madhja shkencore që ndodh në Kosovë dhe rajon.

Në këtë simpozium të pranishëm ishin mbi 30 prezantues nga e gjithë bota, të cilët kanë ardhur për të sjellë praktikat më të reja që përdorën nga gjithë bota.

Presidenti i simpoziumit, Petrit Beqiri është shprehur i kënaqur me kontuinitetin e punës në këtë simpozium. Ai tha se simpoziumi ka dy aspekte të cilat janë zgjidhje për shoqërinë e vendit.

Beqiri: Simpoziumi si i tillë ka aspektin multi disiplinor dhe aspektin inovativ dhe që të dyja janë zgjidhje për shoqërinë tonë

VIDEO: 

“Simpoziumi si i tillë ka aspektin multi disiplinar dhe aspektin inovativ që duhet të nënvizohet dhe që të dyja janë zgjidhje për shoqërinë tonë, ballafaqimin me sfidat që i kem dhe roli i domosdoshëm që duhet të luajnë institucionet e arsimit të lartë, qofshin ato private apo publike, dhe ndërlidhja me këtë rol që të krijojnë ura lidhëse me bashkëpunime ndërkombëtar por edhe në futjen e inicimit të ideve të avancuar për adresim të problematikave të cilat kjo shoqëri ballafaqohet”, tha ai.

Naime Brajshori, rektore e Universitetit Heimerer, tha se ky simpoziumi i 13-të ndërkombëtar i shkencave shëndetësore, është një ndër ngjarjet më të mëdha në rajon. Ajo po ashtu tha se në këtë simpozium ndodhen mbi 30 prezantues nga e gjithë bota, përfshirë edhe Brazilin.

Brajshori: Është një ndër ngjarjet shkencore më të mëdha që ndodh në vend dhe rajon

“Është një ndër ngjarjet shkencore më të mëdha që ndodh në vend dhe rajon, duke mbledhur profesionistë dhe ekspert të ndryshëm të shkencave shëndetësore. Aktualisht në këtë simpozium ndodhën mbi 30 prezantues, referentë nga e gjithë bota. Kemi ligjërues edhe nga Brazili për shkencat e gjuhës, patologjitë e gjuhës dhe problemet e autizimit...4:4:31Po ashtu tema e këtij viti janë të gjitha informata, risi për vendin që ndikojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor”, tha ajo.

Prof.dr. i shkencave Aplikative të Bernit në Zvicër, Christian Eissler, tha se ka për qëllim të sjell risi të cilat janë duke u zhvilluar në gjithë botën. 

Eissler: Po sjelli risi të cilat janë duke u zhvilluar në të gjithë botën

“Vie këtu me sjell risi të cilat janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, në praktikat e avancuara infermierore. Po e shohim që sistemi shëndetësor në gjithë botën po kërkon ndryshime të hatashme, për këtë arsye gëzohem që kontribuoj në fushën e infermierisë e posaçërisht në programin e masterit në infermieri, që si universitet e ka mbështetur Heimerer për ta zhvilluar këtë program dhe për ta zbatuar dhe avancuar më tepër”, tha ai.

Jeta Statovci, deputete në Kuvendin e Kosovës, tha se sektori i shëndetësisë në Kosovë ka problematikat dhe sfida, e për këtë shtoi se janë të interesuar dhe kanë gatishmërinë institucionale që të bashkëpunojmë më këto institucione hulumtuese.

Statovci: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më këto institucione hulumtuese që t’i përkthejmë në politikbërje

“Sektori jonë i shëndetësisë ka problematikat e veta dhe sfidat e veta që e bënë edhe më të rëndësishëm trajtimin e çështjeve të tilla, marrë për bazë edhe faktin që sapo kaluam apo jemi në një përballje me një pandemi shëndetësore, që shpërfaq edhe nevojën që të kemi një sektor shëndetësor stabil. Jemi të interesuar të shohim rezultatet e nxjerra nga hulumtimet dhe prezantimet e tyre, dhe gatishmërinë institucionale që të bashkëpunojmë më këto institucione hulumtuese që t’i përkthejmë në politikbërje”, tha ajo.

Abdylmenaf Bexheti, rektor i universitetit të Evropës Juglindore është shprehur i impresionuar me pjesëmarrjen masive, jo vetëm në numër por edhe në cilësi prej nga vinë.

Bexheti: simpoziumi kontribon edhe për politikat shëndetësore

“Një simpozium i rëndësishëm për dy arsye, posaçërisht për ne si universitet do të fillojmë tani pas 10 ditësh me programe të reja dhe fakultetin e shkencave shëndetësore dhe arsyeja tjetër për shkak se kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin Heimerer, dhe partnerëve të tyre, afërsisht për të filluar me të njëjtin koncept. Jam i impresionuar me pjesëmarrjen masive, jo vetëm në numër por edhe në cilësi prej nga vinë, jo vetëm nga Evropa, SHBA por edhe nga Brazili. Do të jetë një kontribut i rëndësishëm edhe për politikbërësit në politikat e shëndetësisë”, tha ai.

Simpoziumi është rikthyer pas dy viteve me prezencë fizike, pas pandemisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat