Ujku bën kërdinë në fshatrat shqiptare, viçit i lë vetëm kokën dhe këmbët

Kosova

Ujku bën kërdinë në fshatrat shqiptare, viçit i lë vetëm kokën dhe këmbët

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Ndryshimi i stinëve dhe ulja e temperaturave ka bërë që kafshët e egra të shfaqen gjithnjë e më shumë në zonat e banuara.

Sipas asaj që raporton express, një ujk ka zbritur pranë banesës së veteranit të UÇK-së, Mehmet Hasani në Nikovaz të Gjakovës, dhe i ka ngrënë atij një viç.

Në foto shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.

Image
Foto nga vendngjarja

Mehmet Hasani tha ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit.

“I kam pasë tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai.

Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat