COVID, 70 raste aktive

Kosova

COVID, 70 raste aktive

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 07:57
Ilustrim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 70.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar shtatë raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.964 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,256 qytetarë.

Deri më sot 824.630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.111 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,775 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat