​Ngjarjet e datës 20 shtator

Kosova

​Ngjarjet e datës 20 shtator

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Mbahet konferenca ndërkombëtare ‘’Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për ekstremistët dhe luftëtarët e huaj në Kosovë dhe Itali’’, organizuar nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Marrin pjesë Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Antonello De Riu, ambasador i Italisë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Regresi i drejtësisë civile”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në futboll. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

Komisioni për Ekonomi miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror dhe shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e FSPTSPK-së, ora 11.00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të pavarur për Zyrën Kombëtare të Auditimit 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Organizata jo-qeveritare “Nevo Koncepti” mban konferencë për media. (Zyrat e OJQ “Nevo Koncepti”, rruga "Adnan Krasniqi", nr.149, Hyrja II/8, Prizren, ora 11:00) 

Me rastin e 40-vjetorit të bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimi i LPK-së mbahet akademi mirënjohjeje. (Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina” Vushtrri, ora 12:00. Pas akademisë zbulohet pllaka në familjen Pllana – Shtruerë)

Konferencë për media e përzgjedhësit të Kosovës në futboll Alain Giresse. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror dhe shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Federata e Golfit e Kosovës mban konferencë me rastin e organizimit të Kampionatit të Tretë Shtetëror të Kosovës në Golf, si dhe do ta kumtojë një lajm të rëndësishëm për sportin e Kosovës. (Hotel “Opera" Prishtinë, ora 14:00)

Në kuadër të Manifestës do të mbahet koncerti Rock School. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve/Salla e Kuqe, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat