Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm. Mëngjesi parashihet të jetë relativisht i freskët dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.

Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënojë vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat