​Kërkohet të inkurajohen nënat për gjidhënie në Kosovë

Kosova

​Kërkohet të inkurajohen nënat për gjidhënie në Kosovë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:17
Pamje nga takimi

Në kuadër të javës botërore të gjidhënies, UNICEF-i në Kosovë, mbajti të enjten një bashkëbisedim me doktoreshën Mynavere Hoxha.

Ajo bëri apel që të inkurajohen nënat për gjidhënie, pasi tha se qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm.

Doktoresha Hoxha tha se qumështi i gjirit është i rëndësishëm për foshnjën dhe shëndetin e nënës.

Hoxha: Të ushqyerit me gji është shumë i rëndësishëm si për shëndetin e foshnjës

“Të ushqyerit me gji është shumë i rëndësishëm si për shëndetin e foshnjës, ashtu edhe për shëndetin e nënës dhe gjithë komunitetin. Foshnjat që ushqehen me gji kanë gjasa të mbijetojnë gjashtë herë më tepër se ata që ushqehen me qumësht të formulës. Janë të mbrojtura nga sëmundjet diareale, infeksionet e rrugëve të frymarrjes që janë dy vrasësit kryesor në muajt e parë të jetës për foshnjat”, tha ai.

Megjithatë, ajo shprehu shqetësimin se nënat në Kosovë kanë filluar të zbehin interesimin për gjidhënie.

Hoxha: Nënat kanë filluar të zbehin interesimin që të ushqejnë me gji

“Nënat kanë filluar të zbehin interesimin që të ushqejnë me gji. Roli i punëtorëve shëndetësor është që të inkurajojnë, ndihmojnë nënat të japin leksione vetëdijësuese për nënat, familjet dhe popullatën, pasi qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, ajo bëri thirrje nënat që të vaksinohen ndaj COVID-19 dhe mos të ndalojnë gjidhënien edhe nëse janë me virusin corona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat