Zhvillime të reja në SHSKUK, pas dorëheqjes së Latifit

Kosova

Zhvillime të reja në SHSKUK, pas dorëheqjes së Latifit

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:31
SHSKUK

Dorëheqja e Rifat Latifit nuk ka ndikuar në rënien e aktiviteteve në SHSKUK.

Gjatë vizitës të ushtrueses së detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, në Klinikën e Onkologjisë, u fol për sfidat e kësaj klinike.

Kreu i SHSKUK-së diskutoi me stafin e mjekëve për punën në këtë klinikë, me theks të veçantë rreth krijimit të kushteve më të mira për punëtorët shëndetësorë.

Sipas saj, përmirësimi i kushteve të punës do të reflektonte direkt në rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore për pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat