Zenelaj: Kërkesa për pranim në qendrën rehabilituese në Shtime është e madhe

Kosova

Zenelaj: Kërkesa për pranim në qendrën rehabilituese në Shtime është e madhe

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 18:51
Miftar Zenelaj

Miftar Zenelaj, drejtor i Qendrës Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë-Psikiatrikë në Shtime, ka thënë se kërkesa për pranim në këtë qendër është e madhe.

“Qendra integruese rehabilituese e të sëmurëve kronikë, psikiatrikë në shtime, ka një kapacitet prej 65 shtretër, trajtohen pacientët psikiatrikë që janë të diagnostikuar me skizofreni paranoide. Kjo sëmundje njihet si ndër sëmundjet më të vështira psikiatrike, ku njeriu vuan nga crregullet e të menduarit, emocionale dhe të sjelljes. Nuk kemi hapësirë tjetër, me kapacitete të plota funksionojmë në çdo kohë sepse kërkesa për t’u pranuar në këtë institucion është shumë e madhe”, ka thënë Zenelaj në Info Magazinë.

Sipas Zenelajt, organizimi i shërbimit për shëndet mendor në Kosovë është shumë profesional dhe i avancuar.

Sa i përket organizimit të shërbimit të shëndetit mendor në nivel vendi, duhet të potencoj të vërtetën se në raport me vendet e rajonit kemi një organizim shumë profesional dhe të avancuar, ekzistojnë është qendra në qytetet e Kosovës, në secili qytet ekzistojnë shtëpitë me bazë në komunitet dhe njëkohësisht ekziston edhe qendra integruese, e të sëmurëve kronikë, psikiatrikë, në Shtime”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat