Vendoset gurthemeli i objektit të Urgjencës në Podujevë

Kosova

Vendoset gurthemeli i objektit të Urgjencës në Podujevë

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 19:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me ushturesen e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka vendosur gurthemelin e ndërtimit të Urgjencës së qytetit në Podujevë.

Ky projekt është bashkëfinancim me organizatën “Qatar Charity” dhe vlera e tij mbërrin shifrën e 1.7 milion euro, ku organizata financon me 1.1 milion, ndërsa komuna kontribuon me 600,000 euro.

Bulliqi tregoi saktësisht lokacionin e këtij objekti si dhe u shpreh shumë falënderues ndaj donatorëve.

“Lokacioni i Urgjencës së Qytetit është në hyrje të qytetit në afërsi të rrethit të shqiponjës dhe kështu ne po bëjmë një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës”, është shprehur ai.

“Falënderoj përzemërsisht organizatën “Qatar Charity” dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar në realizimin e këtij megaprojekti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat