25 nxënës të Qendrës së Kompetencës nënshkruajnë kontratat, do të kryejnë praktikë profesionale

Kosova

25 nxënës të Qendrës së Kompetencës nënshkruajnë kontratat, do të kryejnë praktikë profesionale

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 11:29
Foto nga vendi i ngjarjes

25 nxënës të Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” kanë nënshkruar kontratën për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje, në profilin e Flokëtarisë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se ndjehet e lumtur që po implementohet mësimi dual.

Ndonëse e pranoi se ka shumë sfida ajo premtoi se nxënësve do t’u jepen shumë mundësi të marrin praktikën e duhur.

“Mësimi dual për herë të parë po implementohet në formën e tij të plotë në Kosovë, jemi shumë të lumtur që e kemi filluar këtë nismë dhe shumë falënderues ndaj bizneseve”.

“Jemi shumë të vetëdijshëm se ka akoma sfidë dhe ka shumë punë për të bërë bashkë, por siç po shihet në fillim, që ato biznese që e kanë filluar këtë implementim duket se do të përfundojë suksesshëm dhe do të na japë mundësinë që të kemi më shumë profile dhe më shumë nxënës e biznese të përfshirë në arsimin dual”, tha Nagavci.

Drejtori i Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gërvalla, tha se u shpreh se po bëjnë të pamundurën që aftësimi i nxënësve të bëhet sipas standardeve e në nivelin e duhur.

“Po e filloj me një fjalë të urtë që thuhet ‘nga e thëna në të bërë, në mes një det i tërë’, prandaj kjo e ka kuptimin që ndërlidhet direkt me profilin e floktarisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat