​AKK: Kolegjiumi për inspeksion kërkon ri-rregullimin e veprimtarisë inspektuese në komuna

Kosova

​AKK: Kolegjiumi për inspeksion kërkon ri-rregullimin e veprimtarisë inspektuese në komuna

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 16:44
Pamje nga takimi

Kolegjiumi i drejtorëve komunal për Inspeksion edhe një herë shpreh shqetësimin sa i përket sfidave aktuale në procesin e inspektimeve në komuna, ka bëër të ditur Asociacioni i Komunave të Kosovë (AKK).

Gjatë zhvillimit të punës inspektuese është vërejtur se problematikat për të gjitha komunat mbesin të njëjta, sikurse është roli dhe përgjegjësia e inspeksionit në komuna, ku u përmendën një varg çështjesh të cilat janë pengesë në zhvillimin e mirëfilltë të procesit dhe procedurave inspektuese në komuna.

Duke marrë parasysh tendencat në centralizimin e kompetencave te inspektorëve në komuna, me shumë rëndësi u konsiderua ri rregullimi i veprimtarisë inspektuese në komuna duke mos harruar gjetjen e një mekanizmi që rregullon mënyrën e bashkëpunimit dhe koordinimit të inspektorateve në fusha të ndryshme.

Si pikë kryesore mbetet shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut, i cili bazuar në përvojat e deritanishme kjo mënyrë e organizimit është treguar jo efikase, andaj është e nevojshme rregullimi i duhur i bazës ligjore, organizimit hierarkik me mandat të qartë për përgjegjësinë në punë.

Trajtimi jo serioz i ligjit për inspektorët e tregut, u konsiderua si pengesë e mëtutjeshme në rregullimin e procesit dhe zbatimin e punës së përditshme të inspekcionit komunal, ku edhe ka humbur esencën në respektimin e tij.

Andaj një diskutim me të gjitha instancat në një iniciativë të re në tejkalimin e kësaj situate përmes bashkëpunimit me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) mbetet pikësynim, deri në gjetjen e alternativave të përshtatshme në zgjidhjen e këtij problemi.

Një çështje me rëndësi sa i përket punës dhe rolit të trupës inspektuese në komuna mbetet, përcaktimi i koeficientëve për inspektorët komunal, numri i inspektorëve të angazhuar, pagesa e rrezikshmërisë në punë si dhe rekrutimi i inspektorëve të rinj.

Duhet patjetër të ketë një harmonizim sa më të mirë të inspektoratit në komuna, fushë kjo e cila është ndër më të rëndësishmet e pushtetit lokal, përmes së cilës ndikohet drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat