​Rohde vizitoi komunitetin ashkali në Gadime e Ferizaj

Kosova

​Rohde vizitoi komunitetin ashkali në Gadime e Ferizaj

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:52
Pamje nga vizita

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka vizituar komunitetin ashkali në Gadime dhe Ferizaj, ku është njohur nga afër me problemet me të cilat ata përballen.

Kryetari i PDAK-së Qazim Rrahmani, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri nga komuniteti ashkali e kanë pritur dhe shoqëruar ambasadorin në këtë vizite në Gadime të Lipjanit dhe disa familje në komunën e Ferizajt, thuhet në komunikatën për media të Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës (PDAK).

“Jemi falënderues ndaj ambasadorit gjerman Röhde që ka shprehur interesimin e tij për të përkrahur komunitetin ashkali në kërkesat e tyre”, tha Rrahmani.

Pjesëtarët e komunitetit ashkali në Gadime kanë shprehur kërkesat e tyre në këtë takim dhe kanë treguar më shumë rreth gjendjes së tyre socio-ekonomike.

Kjo vizitë u realizua duke marrë parasysh kërkesën e PDAK-së tek ambasadori gjerman që takoi një javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat