Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 06:09
Prishtina

Me rastin e Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association, Manifesta organizon një konferencë dy ditore që do të hulumtojë në zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve, do të adresojë bienalet bashkëkohore si mjete për zhvillim edukativ, kulturor dhe shoqëror me fokus në qasjen e orientimit nga komunitetet. (Kino Armata, ora 9:30)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)

ORCA viziton drejtorin e Agjencisë se Kosovës për Akreditim dhe kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të diskutuar mbi anëtarësimin e AKA-së në ENQA si anëtar i asocuar. (Zyrat e Agjencisë për Akreditim, ora 10:00)

Vazhdon dita e dytë e panairit AGROKOS 2022, i cili mbledhë mbi 130 ekspozues organizuar nga Congress and Event Organization (CEO). (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

OJQ Aktiv organizon debatin 'Në Mesditë' rreth subkulturës së të rinjve klubeve të natës dhe rave-it. (Kafe Tramvaj /Ish Mitrovica Social Club, Mbreti Petri 183a, në Mitrovicën Veriore, ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”, në partneritet me Ambasadën Britanike dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, organizojnë një ngjarje për të prezantuar themelimin e Mekanizmit të Referues Shumë Agjenci. për të mbështetur individët e cenueshëm që janë në rrezik të radikalizimit. (Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit, ora 13:30)

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj e pret në takim ambasadorin Belgjikës në Kosovë Frederic Maurice dhe shefin e zyrës belge në Prishtinë, Julien Sassel. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat