Krasniqi-Kurtit: Po doni me i mbyll me mijëra markete në Kosovë

Kosova

Krasniqi-Kurtit: Po doni me i mbyll me mijëra markete në Kosovë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 12:28
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, theksoi se është shqetësuese që Qeveria e Kosovës po ndërhyn në çmimet e produkteve themelore si mjet për t’i ulur çmimet.

Ai në seancën e sotme plenare tha se me Projektligjin për masat e përkohshme për produktet themelore, do të mbyllen mijëra markete.

Krasniqi: Jeni në rrugë të sigurt t’i mbyllni mijëra markete

“Fatkeqësisht, edhe atëherë iu pata thënë që e keni ndërmend të bëni një ligj që do t’i mbyllë mini-marketet dhe jeni në rrugë të sigurt nëse e miratoni për njëmend t’i mbyllni mijëra markete të vogla e tregtarë të vegjël në Kosovë. Është shqetësuese disponimi i kësaj qeverie që si mjete primare t’i përgjigjet krizës ekonomike, e konsideron intervenimet përmes kontrollit të çmimeve. Kontrollet e çmimeve në treg nuk njihen si instrumente të suksesshme në luftën kundër inflacionit, por ato gjithmonë më shumë mund të shkaktojnë probleme në ekonomi se sa që mund të japin efekte ndihmuese për konsumatorët. Një prej parimeve themelore të shtetit tonë është ekonomia e tregut që thotë se Kosova ka ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë. Ky është bazamenti, dhe këtë ju sot po dëshironi. Nuk po kuptoj se si po mundohemi ta arsyetoni një gjë të tillë… E keni shembullin e naftës, çka keni bërë, sot 1.80 euro-centë dhe çka keni arritur me këtë? Asgjë… Ky ligj nuk është për vendet demokratike, ndoshta në Kinë, Kubë e Kore të Veriut do të mund ta arsyetonin”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat