Elektrosever: I përmbushëm obligimet dhe nënshkruam kontratën me KOSST-in

Kosova

Elektrosever: I përmbushëm obligimet dhe nënshkruam kontratën me KOSST-in

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Kompania Elekrosever ka kumtuar se me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim teknik me kompaninë KOSST pasi ka përmbushur edhe një obligim sipas Udhërrëfyesit të obligimeve të marra për energjinë, duke respektuar marrëveshjet e arritura më herët, raporton Euronews.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të kompanisë publike serbe “Elektroprivreda” (Elektroekonomia) e Serbisë (EPS), por është e regjistruar në Kosovë sipas ligjeve kosovare. Në bazë të kushteve të Udhërrëfyesit, kjo kompani, ndër të tjera, është dashur të nënshkruajë kontratë teknike me kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë – KEDS, si dhe me operatorin e sistemit të transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike KOSTT.

Më 21 qershor, në një takim në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë arritur marrëveshje për Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve energjetike.

Në atë kohë, të gjitha palët, përfshirë edhe ndërmjetësit evropianë, e quajtën këtë marrëveshje një hap të madh përpara që i hap rrugën zgjidhjes së problemit të energjisë në veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë, kjo ishte marrëveshja e parë konkrete midis dy palëve e arritur që kur i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak është duke udhëhequr dialogun për normalizimin.

Marrëveshja ka të bëjë me udhëzimet që përcaktojnë kornizën kohore dhe hapat konkretë për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë nga viti 2013 dhe 2015, dhe Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) më pas deklaroi se “Elektrosever”, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, të fillojë furnizimi i konsumatorëve në katër komuna me shumicë serbe.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian njoftoi se kishte vonesa nga ana e kompanisë serbe në zbatimin e udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia nuk e ka dorëzuar listën e konsumatorëve në Agjencinë Kosovare të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, ndërsa kompania Elektrosever është përgjigjur se “me kohë i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme ndërmjetësit në dialog, Bashkimit Evropian, por që nga pala kosovare nuk kanë marrë ofertë për kontratë komerciale, për të lidhur kontratat me konsumatorët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat