​Policia realizon aktivitete sensibilizuese kundër trafikimit me njerëz

Kosova

​Policia realizon aktivitete sensibilizuese kundër trafikimit me njerëz

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 20:33
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës me rastin e shënimit të muajit kundër trafikimit me njerëz, në disa komuna në regjione të ndryshme, ka realizuar aktivitete vetëdijësuese për tematikën në fjalë.

Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese që kanë filluar nga data 18 tetor 2022 në ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz, Policia e Kosovës në bashkëpunim me MAShTI-n dhe DKA në komunat Prishtinë, Gjilan, Viti, Deqan dhe Mitrovicë e Veriut nën moton „ Mos Hesht“ – Parandalo trafikimin me njerëz, ka mbajtur tryeza si dhe ligjërata në shkolla të ndryshme ku pjesmarrës ishin nxënësit, mësimdhënësit si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme në Kosovë.

Sipas Policisë, përveç ligjëratave gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë materiale sensibilizuese si: fletore, qanta, lapsa, etj...

Policia e Kosovës do të vazhdojë të zhvilloj aktivitete të ngjashme në mënyrë që të ngritet vetëdija dhe të fuqizohet bashkëpunimi në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat