BE nisë Programin e 13-të të Bursave për Master - Young Cell Scheme

Kosova

BE nisë Programin e 13-të të Bursave për Master - Young Cell Scheme

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 06:14
Master - Young Cell Scheme

Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës do të lansojnë sot një raund të ri të programit të bursave të nivelit master të financuar bashkërisht të quajtur Young Cell Scheme  për vitin akademik 2023-2024.

Kjo është hera e 13-të që lansohet një program i tillë në Kosovë. Që nga viti 2004, nga ky program  kanë përfituar 364 studentë dhe nëpunës civil.

Programi punon për të përmirësuar cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e nëpunësve civil aktual dhe të ardhshëm.

Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat