Japonia ndihmon me grante Shoqatën e Grave Bletare në Skenderaj

Kosova

Japonia ndihmon me grante Shoqatën e Grave Bletare në Skenderaj

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 12:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në Komunën e Skenderajt është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratave të grantit të Ndihmës së Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore Grassroots (GGP).

Asistenca e grantit i është ndarë Shoqatës së Grave Bletare “SHGB Okarina e Runikut” nga Skenderaj, derisa vlera e projektit është 75.980 euro.

Në ceremoni, Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, nënshkroi Kontratën e Grantit me Fetie Smakaj, drejtore ekzekutive e Shoqatës së Grave Bletarë “SHGB Okarina e Runikut”.

Në fjalën e tij Yamanaka theksoi se projekti synon të mbështesë anëtarët e Shoqatës, veçanërisht gratë kryefamiljare dhe të rinjtë për të rritur aktivitetet e tyre bujqësore për pavarësinë e tyre ekonomike.

Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në nivelin bazë për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve.

Qëllimi i projektit është promovimi i zhvillimit të bujqësisë në rajon si dhe ofrimi i mundësive për gratë dhe të rinjtë për të punuar në sektorin e bujqësisë përmes ofrimit të një traktori dhe aksesorëve të tij për OJQ “Okarina e Runikut”.

Projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e komunitetit vendor të Runikut. Përfituesit e pritur do të jenë 250 amvisëri, duke përfshirë 20 amvisëri të komunitetit serb dhe 10 amvisëri të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

Traktori që do të sigurohet do t'u mundësojë përfituesve të shfrytëzojnë tokën e tyre dhe do të inkurajojë më shumë njerëz të fillojnë aktivitetet bujqësore.

Qeveria e Japonisë prezantoi për herë të parë GGP në 1989 për të përmbushur nevoja të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim. Ai ndihmon OJQ-të dhe institucionet publike lokale në përpjekjet e tyre për t'iu përgjigjur nevojave të ndryshme zhvillimore në nivel bazë.

Në Kosovë, Japonia ka zbatuar skemën GGP edhe para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot, shuma e përgjithshme e GGP-së japoneze pas pavarësisë së Kosovës arrin në 3.456.324 euro për 54 projekte, përfshirë një GGP kulturore në mbarë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat