Në Florida zv.drejtori i SHKK Sami Gashi, ndau mirënjohje për Këshilltarin Korrektues nga INL

Kosova

Në Florida zv.drejtori i SHKK Sami Gashi, ndau mirënjohje për Këshilltarin Korrektues nga INL

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në Florida të SHBA-së, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Sami Gashi, ndau mirënjohje për Këshilltarin Korrektues nga INL, Rick Coursey.

Kjo mirënjohje u nda në shenjë falënderimi për mbështetjen në avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

"Mirënjohja iu nda në shenjë falënderimi për mbështetjen në avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si në ngritjen e nivelit të sigurisë, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektuese, z.Sami Gashi, së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri dhe me Këshilltarin Korrektues nga INL, Rick Coursey, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve,(International Corrections and Prisons Association - ICPA), e cili po mbahet në Florida të SHBA-së", thuhet në njofimtin e SHKK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat