21 raste aktive me CoVID-19 në vend

Kosova

21 raste aktive me CoVID-19 në vend

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 21.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.512 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.822 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.285 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,808 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat