Kosova e Mali i Zi, ujdi për rrugët që i lidhin mes vete

Kosova

Kosova e Mali i Zi, ujdi për rrugët që i lidhin mes vete

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Mjedisor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se me ministrin për Investime Kapitale në Mal të Zi, Ervin Ibrahimoviq kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zbatimin e projekteve të infrastrukturës.

Ministri Aliu përmes një postim në "Facebook' , ka shkruar ndër të tjerash në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendës kryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimović, ‘sapo nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë, për të cilat projekte, ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t'i shtyejmë përpara e t’i konkretizojmë, ka shkruar ministri Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat