Rafuna: Si Komunë po hasim pengesa dhe bllokime mjaftë nga Qeveria duke mos na përkrahur dhe bllokuar në shumë nisma!

Kosova

Rafuna: Si Komunë po hasim pengesa dhe bllokime mjaftë nga Qeveria duke mos na përkrahur dhe bllokuar në shumë nisma!

Nga: M.Haziri Më: 29 tetor 2022 Në ora: 15:33
Komuna e Prishtinës

Në një intervistë për “Bota sot”, ka folur vetëm për situatën aktuale në Prishtinë, asamblistja, Jeta Rafuna.

Rafuna është nga Partia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe po vazhdon të ngrij zërin në Kuvendin Komunal për të drejtat e çdo qytetari të kryeqytetit.

Asamblistja u shpreh se Prishtina ka mjaftë problem të mëdha mirëpo që kryetari Rama po pritet të sjellë ndryshime të mëdha.

Gjithashtu ajo ceku që kryetari Rama është shumë llogaridhënës dhe i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë asambleistët e Kuvendit Komunal.

Ndër të tjera ajo u shpreh që inatet politike duhet të lihen anash dhe të punohet për të mirën e vendit.

Kryetari Rama përveç dinamikës së madhe të punëve është Kryetar shumë llogaridhënës dhe I afërt dhe bashkepunues me të gjithë asambleistët e Kuvendit Komuna. Ai është bashkëpunues edhe me opozitën dhe në secilën seancë qëndron gjatë gjithë kohës dhe raporton dhe informon për secilën punë që është duke e bërë në Komunë.

Inatet politike mendoj që duhet të lihen anash. Si Komunë po hasim pengesa dhe bllokime mjaftë nga Qeveria duke mos na përkrahur dhe bllokuar në shumë nisma që i votojmë në Kuvendin Komunal”, u shpreh ajo për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat