Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nga Tirana mbajti tribunë në Prishtine dhe ndau çmimet vjetore për gazetarët

Kosova

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nga Tirana mbajti tribunë në Prishtine dhe ndau çmimet vjetore për gazetarët

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 08:04
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Te premtenë e kaluar ne sallën e konferencave të Hotel Swiss Diamond Prishtinë u tubuan dhjetra gazetarë dhe personalitete, dashamire te gazetarisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, marrin pjesë në forumin me temë «Roli i gazetarisë investigative kundër informalitetit». Tubimin e tribunes e hapi kryetari i AGSH-së z.Aleksandër Çipa gazetar i njohur shqiptar ne Shqiperi dhe ballkan, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

«Me kete rast u ndane edhe çmimet vjetore për gazetarët si dhe fituesit e konkursit « Vangjush Gambeta »- 2022, për gazetarët e ekonomisë. Ishte një veprimtari e shkëlqyer me atmosferë dhe dialogë kolegësh nga Shqipëria prej të 12 qarqeve, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.. » ka thene nder tjera kryetari i UGSH-së z.Çipa per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Mos prania e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në këte tribune mediale, ne mesin e mysafireve nga Tirana, vellezerve dhe kolegeve nga Shqiperia dhe trojet tjera shqiptare nga mbare ballkani, nga gazetaret pjesmarres ne kete tubim ne Prishtine u duk misterioz dhe e pahijshem edhe pse ishin te ftuar, përderisa anetaret e kesaj shoqate kosovare kane kohe te shkojne ne Beograd pas nje marrëveshje (2011) mes AGK-së dhe shoqates se gazetareve te Serbisë.

Veprimtaria kryesore e UGSH për nderimin dhe vlerësimin e gazetarëve këtë vit shënon 14 vjetorin e saj. Në këtë edicion të katëmbëdhjetë, ndahen dy çmimet «Karriera»,  »Reporteri i Vitit», «Raportimi më i mirë i vitit»,  »Ismet Bellova» dhe fituesit e konkursit vjetor, « Vangjush Gambeta », të mundësuar nga partneri tradicional, JTI.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat