Lladrovci: Komuna e Drenasit ka pasur dhe do të ketë raporte të shkëlqyera me KFOR’in

Kosova

Lladrovci: Komuna e Drenasit ka pasur dhe do të ketë raporte të shkëlqyera me KFOR’in

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:54
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në Ceremoninë e Transferit të Autoritetit në Bondsteel, ku edhe takoi personalitete të çmuara ushtarake e politike.

Në njoftimin e tij, Lladrovci tha se Drenasi ka pasur dhe do të ketë raporte të shkëlqyera me KFOR’in derisa e ka uruar për detyrën komandantin Chris M. Mabis.

“KFOR-i me misionin e vet, ka dëshmuar se është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke siguruar paqen dhe sigurinë në Republikën e Kosovës”, shkroi ai në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Sot, mora pjesë në Ceremoninë e Transferit të Autoritetit në Bondsteel, me ç’rast, në margjina të ceremonisë takova personalitetet e larta ushtarake e politike pjesëmarrëse në këtë solemnitet.

Ne, me komunën tonë, kemi pasur raporte të shkëlqyera me KFOR-in, po ashtu, do të kemi raporte të tilla edhe në të ardhmen. I urojmë shërbim të suksesshëm, komandantit KOL Chris M. Mabis.

KFOR-i me misionin e vet, ka dëshmuar se është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke siguruar paqen dhe sigurinë në Republikën e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat