Rekomandohet mbyllja e Shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë!

Kosova

Rekomandohet mbyllja e Shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 19:43
Valentina Demolli

Valentina Demolli, përgjegjëse për programe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë se KMDLNJ pas publikimit të videos ku shihen disa infermiere duke e sulmuar një të moshuar ka qenë jashtëzakonisht të shqetësuar me sjelljet çnjerëzore të personave në fjalë.

Demolli tha se në të kaluarën ka pasur raste të dhunës në shtëpi të pleqve, por jo të këtij niveli.

Ka pasur raste sporadike por jo të këtij niveli, ka pasur raste më të lehta të trajtimeve jo normale ose jo njerëzore në shpërputhje me edukatën e punës”, deklaroi ajo.

E pyetur se si duhet të monitorohen shtëpitë e kujdesit për të moshuar e për fëmijë, ajo tha se duhet të ketë nga inspektoratet vizita pa paralajmërime.

“Inspektoratet do të duhej që të monitoronin më shpesh këto institucione realisht ne në marrëveshjet që kemi pasur kemi pas të drejtën që vizitat ti realizojmë edhe pa paralajmërime për shkak se është situatë më reale në ato institucione kur vizita bëhet pa paralajmërime”, ka thënë Demolli.

Demolli tutje deklaroi se KMDLNJ-ja ka rekomanduar që të mbyllet qendra e personave të moshuar në Prishtinë, sepse sipas saj qendra nuk është në përputhje me kërkesat dhe jetën e personave të mbanë ajo shtëpi.

“Nëse marrin rastin e qendrës së personave të moshuar në Prishtinë, nëse e shikojmë vetëm lokacionin ku ndodhet kjo qendër nuk është në përputhje me kërkesat dhe jetën e shëndetshme të personave të cilët mbanë kjo shtëpi”, tha ajo.

“Ne gjithmonë kemi rekomanduar që kjo shtëpi do të duhet të mbyllet për shkak se lokacioni është i papërshtatshëm, shtëpië e tilla duhet të jenë në hapisra ku kanë gjelbrim të mjaftushemë”, shtoi ajo.

E pyetur se KMDNJ-ja a do të kërkojë nga Ministria e Punëve, Financave dhe Transereve t’i rikthejnë marrëveshjet për të bërë monitorimin e shtëpive të kujdesit për të moshuari, ajo tha se ka edhe organizata të tjera të cilat mund ta kryejnë këtë punë teksa shtoi se ata mund të kërkojnë nga ta të jenë më të vëmendshëm.

“Kjo ndoshta do të duhet të ishte një thirrje për vet institucionet që ata të vlerësojnë punën e disa organizateve të cilat jo domosdo duhet me qenë KMDLNJ, ka edhe organizata të tjera të cilat mund ta kryejnë këtë. Mirëpo ne si organizatë e cila ka mbi 30 vite që është funksionale në Kosovë dhe që një pjesë e stafit tonë është e licensuar për të monituruar trajtimin e këtyre personave nëpër këto institucione. Ajo çka ne mundemi të kërkojmë është që të jenë më të vëmndëshm dhe më të kujdesshëm në trajtimin dhe monitorimin strikt të këtyre intitucioneve” tha Demolli.

Ndryshe, të mërkurën Kosova u trondit nga pamjet e dhunës fizike që po i bënte një infermiere një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat