Ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë

Kosova

Ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 6 nëntor 2022:

 – Federata e Pingpongut të Kosovës organizon turneun TOP 8 i U 17 më të mirë të Kosovës për vitin 2022.  (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

– Komuna e Rahovecit organizon homazhe pranë shtatoreve të Tonit e Micit dhe pranë varreve të heronjeve në varrezat e dëshmorëve. (Parku i qytetit të Rahovecit, ora 11:00)

– Ministria e Ekonomisë do të inauguroj Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës, merrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë, etj. (Parku për Inovacion dhe Trajnime, Prizren, ora 13:00)

– Nën patronazhin e krytarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mbahet tubim përkujtimor për dëshmorët e Rahovecit. (Salla e qendrës së kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat