​AAK: Gjendja në Kosovë s’ka qenë më keq në këto 20 vjet

Kosova

​AAK: Gjendja në Kosovë s’ka qenë më keq në këto 20 vjet

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:18
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të jashtëzakonshme për energji, ka kritikuar të gjithë kolegët e tij deputetë për, siç tha ai, jo seriozitet pas zhvillimeve në veri të vendit.

Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që të merren masa urgjente për situatën në veri.

Tahiri: Gjendja në Kosovë nuk ka qenë më e keqe tash e 20 vjet

“Si deputetë nuk jemi seriozë, nuk jemi duke e trajtuar gjendjen që është sot shumë e jashtëzakonshme në vend, duke mos e trajtuar me seriozitet. Për ne si GP, nevoja për masa urgjente është të merret për sigurinë në vend. Kam një pyetje për deputetët e VV-së: A është dashur kryeministri Kurti sot të vijë të na tregojë se si është situata në veri të Kosovës? Unë jam i habitur me qasjen e Kurtit. Gjendja në Kosovë nuk ka qenë më e keqe tash e 20 vjet”, tha Tahiri.

Deputeti Tahiri në këtë seancë foli edhe për krizën energjetike, i cili fajësoi Qeverinë për gjendjen në këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat