Ndërrohet lokacioni i stacionit policor Veriu në Prishtinë

Kosova

Ndërrohet lokacioni i stacionit policor Veriu në Prishtinë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:55
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se stacionit Policor Veriu në Prishtinë po bëhet me lokacion të ri.

Njoftimi i plotë:

Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt të ri në lagjen Arbëria (qasje nga Rr. Toni Bler dhe Rr. Ismail Qemaili- harta e bashkangjitur).

Andaj duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ri-definimin e zonave kjo lagje do të kaloj nën administrim te stacionit policor Veriu.

Po ashtu zona territoriale  e cila do te kaloj  përkohësisht nga stacioni Qendra nën administrim të stacionit Veriu :  pjesë e  djathtë (e sipërme e rrugës) e rrugës  Zagrebi -Ahmet Krasniqi – Rrethi (i njohur  si rrethi te  Ismeti) i rrugës  nacionale Prishtine Mitrovicë.

·Zona territoriale e lagjes TOPHANE me kufizim deri  ne rrugën Ilir Konushevci  përkohësisht nga stavioni VERI  kalon  nën administrim të stacionit QENDRA.

Sa i përket numrave kontaktues (telefonat fiks) të zyrtarëve që punojnë në kuadër të këtij stacioni mbeten po të njëjtit.

Ndërsa numrat kontaktues për raportim: 192 dhe 038- 249-942.

Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre,  Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbaj një numër të caktuar i zyrtarëve policor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat