Kusari-Lila u drejtohet qytetarëve në gjuhën serbe: Kuvendi dhe shteti i Kosovës është vendi i juaj

Kosova

Kusari-Lila u drejtohet qytetarëve në gjuhën serbe: Kuvendi dhe shteti i Kosovës është vendi i juaj

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:35
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se institucionet në veri të vendit po ballafaqohen me rrethana të reja si pasojë e presionit të Serbisë. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ajo u është drejtuar serbëve në gjuhën e tyre duke u thënë se Kuvendi Kosovës është edhe i tyre dhe se shteti i Kosovës garanton të drejta për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Në seancën e Kuvendit, shefja e deputetëve të partisë në pushtet, tha se Lista Serbe nuk ka përfaqësuara interesat e qytetarëve serb në Kosovë, por ato të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kusari-serbëve të Kosovës: Kuvendi dhe shteti i Kosovës është vendi i juaj

“Në këto kohë të vështira për ne duhet ta dini që ky Kuvend dhe ky shtet është vendi juaj i cili ju garanton të drejta për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Këto ditë përfaqësuesit e juaj e kanë lëshuar Kuvendin për të cilët në këtë kuvend kurrë nuk janë përkushtuar për të drejtat e juaja, për nevoja të juaja po të kërkojnë kushte më të mira për ju. Ata kanë qenë për të drejtat e Vuçiqit dhe për strukturat të cilat janë aktive në pjesën veriore të qytetit... Sot jeni nën presion dhe sistematizim të politikës së Vuçiqit, e kuptojmë dhe respektojmë ndërlidhjen me vendin amë, por ky raport duhet tu jap siguri dhe jo të kundërtën. Ju lus ngrihuni dhe mos i mbani këto tensione sepse të gjithë të akuzuarit do të ballafaqohen me drejtësinë dhe çdo institucion do t’i ketë përfaqësuesit e vet të cilat duhet të përkrahen. Vetëm me përfaqësim direkt do ta ndërtojmë shtetin tonë dhe jetën e përbashkët në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo tha se qytetarët në veri të vendit po ballafaqohen me presion të vazhdueshëm nga Serbia për të braktisur institucionet.

Kusari-Lila: Qytetarët serbë në Kosovë po përballën me presion nga Serbia

Atje institucionet e vendit po ballafaqohen me rrethana të reja të cilat erdhën si rezultat i ndikimit “dhe presionit të Serbisë dhe Vuçiqit në pamundësi të ballafaqimit me realiteti ne pashmangshëm për zgjidhjen finale dhe normalizimin e raporteve në mes dy shteteve. Burra dhe gra, djem dhe vajza, të të gjitha etnive po ballafaqohen, me presion dhe shumë të vazhdueshme të projektuar dhe orkestruar nga Serbia, për të braktisur punën dhe obligimin e tyre qytetar, shërbimin të cilin e kanë përgjegjësi primare. Fatkeqësisht përmes mungesës së zbatimit të rendit dhe ligjit po mundohen të imponohen rrethana të reja të cilat jo që do të lehtësonin pozitën e komunitetit serb në Kosovë por do të rrisin peshën negociuese tashmë të humbur të Vuçiqit në raport me Kosovën”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat