SHKK lidere në rajon për trajtimin e personave të burgosur

Kosova

SHKK lidere në rajon për trajtimin e personave të burgosur

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 17:59
Foto nga takimi

Zëvendësuesi i Zv. Drejtorit te Përgjithshëm të SHKK-së, z. Ismail Dibrani, priti në takim, z. Ivo Schutte – Zëvendësshef i EUROPE2, Divizioni për Evropën Juglindore/Ballkanin Perëndimor, EEAS dhe zyrtarë tjerë të EFAS, Xavier Denis – Zyrtar Politik, Qasja e Integruar për Siguri dhe Paqe (ISP), EEAS, z. Joel Schuyer – Zyrtar i CPCC për EULEX-in dhe Shefen e Njësisë Korrektuese në EULEX, znj. Ritva Hannele Vahakoski, me të cilët diskutuan lidhur me rishikimin e mandatit të Njësisë Korrektuese të EULEX-it.  

Gjatë takimit, z. Dibrani ka falënderuar Eulex-in për mbështetjen e deritanishme dhënë SHKK- në të gjitha fushat, ndërsa përfaqësuesit e BE-së përgëzuan SHKK-në për sukseset e arritura.  

Si përfundim u vlerësua se mbështetja e Njësisë Korrektuese të EULEX ka fuqizuar SHKK-në si në nivelin vendor ashtu  edhe në atë ndërkombëtar, gjë që e ka bërë sot SHKK-në të cilësohet  lidere në rajon në raport me trajtimin e personave të mbajtur në institucionet korrektuese dhe luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat