COVID, 16 raste aktive në Kosovë

Kosova

COVID, 16 raste aktive në Kosovë

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 16.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.693 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.875 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.331 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,853 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat