SHKK dhuron donacion për Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Kosova

SHKK dhuron donacion për Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhuruar donacion për Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.

Me qëllim krijimin e një ambienti të përshtatshëm për fëmijët, të cilët po trajtohen në këtë klinikë janë dhuruar një tabele, dy kokërrshilte dhe pesë karrige, të cilat janë punuar nga të miturit e Qendrës Edukuese Korrektuese të Lipjanit.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim krijimin e një ambienti të rehatshëm, komod dhe të përshtatshëm për pacientët fëmijët të kësaj klinike.

Të miturit e QEKL-së, përveç se kanë aktivitete të ndryshme, ata zhvillojnë edhe aktivitete me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Secili punim i kryer nga të miturit në punëtoritë QEKL-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit, disa prej tyre dhurohen edhe donacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat