​Klina nis javën e kulturës

Kosova

​Klina nis javën e kulturës

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport hapi sot “Javën e Kulturës”, në hollin e Galerisë të "Jehona e Dukagjinit", me ekspozitën kolektive të studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatjona Gashi, e cila ishte e pranishme gjatë këtij aktiviteti, theksoi rëndësinë e aktivizimit rinor sidomos në aspektin kulturor duke e referuar si pikëtakim të shumë qytetarëve e grupeve të ndryshme.

Kjo javë, pohoi drejtoresha Gashi, do të ketë një program të ngjeshur, një format ndryshe i organizimit, që do të pasqyrojë dhe prezantojë jetën kulturore në Klinë si një vlerë që na bashkon të gjithëve. Njëherësh, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që janë dhe do të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve edhe ditëve në vazhdim, që bashkërisht po punojmë për të kultivuar sa më shumë artin në mesin tonë”, – ka thënë drejtoresha Gashi.

Sipas njoftimit, java kulturore financiarisht mbështet nga Komuna e Klinës, ndërsa mbahet nga 14 nëntor deri më 18 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat