Fshatit Orllan përreth zonës kufitare me Serbinë, do t’i mbyllet nënstacioni i policisë, reagojnë banorët e shqetësuar

Kosova

Fshatit Orllan përreth zonës kufitare me Serbinë, do t’i mbyllet nënstacioni i policisë, reagojnë banorët e shqetësuar

Nga: N.E. Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:40
Fshatit Orllan

Rexhep Zeka nga OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka shprehur shqetësimin e tyre dhe të banorëve për mbylljen e nënstacionit të Policisë në Orllan.

Sipas tyre, ajo zonë është kryesisht malore dhe gjendet përreth zonës kufitare me Serbinë, prandaj duhet të rritet siguria, jo të ndodhë e kundërta.

“Ne e dimë që kjo zonë është kryesisht malore dhe gjendet përreth zonës kufitare me Serbinë. Poashtu është zonë mjaft e thellë (largët) nga tereni gjeografik i qytetit të Podujevës si dhe në vazhdimësi është duke u zgjeruar edhe si zonë atraktive për turizëm. Duke pasur parasysh këtë trend të zhvillimit të kësaj zone, rritet edhe nevoja për siguri më të madhe, andaj institucionet shtetërorë do duhej të ndërtonin një strategji më efektive të sigurisë publike.

Por fatkeqësisht me këtë informatë që kemi, po ndodh e kundërta. Me shumë te drejt ne banoret e këtyre fshatrave jemi te shqetësuar për vendimin e lartpërmendur duke e ditur se stacioni më i afërt i policisë së rendit do të mbetet 22 kilometra larg fshatit Orllan dhe rreth 27 kilometra do ta kenë larg fshatrat tjera siç janë Berveniku, Brain etj. Me qëllim ose pa qëllim, me vetëdije ose pa vetëdije këto nëntëmbëdhjetë fshatra po bëhen vende potencialisht të pa sigurta për banorët e tyre”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat