Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizojnë diskutim me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?” Marrin pjesë shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; Zv. kryeministër i Kosovës, Besnik Bislimi etj. (Shtëpia e Evropës, rr. e UÇK-së, Prishtinë ora 10:00)

Programi Up to Youth i USAID-it shënon Javën e Botërore të Ndërmarrësisë në Viti ( Shtëpia e Kulturës,ora 10:00, Kaçanik (Salla e Asamblesë, ora 12:00) Hani i Elezit ( Shtëpia e Kulturës, ora 14:00 )

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mban konferencë ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e trembëdhjetë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2022( Zyra e Rregullatorit për energji, ora 10:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. ( Selia Qendrore e PDK-së ora 11:00

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Pozita dhe problemet e personave me aftësi të kufizuara në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë ora 12:00)

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023, Ligji i Pagave”. (Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 13:00)

Ministria e Shëndetësisë (MSh) mban konferencë për shtyp për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike. Marrin pjesë Dafina Gexha- Bunjaku, u.d. e ministres së Shëndetësisë; Lul Raka nga IKShPK; Oleksandr Martynenko, Zyra e OBSH-së në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë ora 13:00)

Bëhet denoncimi i një kandidati për rektor, për plagjiaturë.( Rektorati i Universitetit, ora 13:00)

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, viziton shkollat “Xhevdet Doda” dhe “28 Nëntori” në Prishtinë. (Prishtinë ora 14:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së projektit “Instalimi i Biblotekës në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Nazim Hikmet”, mbështetur nga ana e Agjencis Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). (Fshati Dobërçan, Shkollla Fillore dhe e Mesme e Ulët Nazim Hikmet,Ora: 15:00)

Hapet edicioni i XXII-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë (Kino Armata ora 18:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat