​PedaKos synon përgatitjen cilësore të edukatorëve bazuar në qasjen e Reggjio Emilias

Kosova

​PedaKos synon përgatitjen cilësore të edukatorëve bazuar në qasjen e Reggjio Emilias

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Në kuadër të projektit PedaKos, organizata italiane Volontari Nel Mondo-RTM sot ka mbajtur seminari përmbyllës me studentët e edukimit parashkollor në Fakultetin e Edukimit, përmes të cilit synohet zhvillimi i cilësisë në përgatitjen e edukatorëve të ardhshëm duke zbatuar qasjen pedagogjike të Reggio Emilias për edukimin e hershëm të fëmijëve.

Projekti PedaKos përfshinë tri komponentë kryesor për edukimin e fëmijërisë së hershme e që janë zhvillimi profesional, mjedisi dhe praktikat më të mira si dhe partneriteti publiko-privat. 

Në kuadër të këtij projekti po ashtu në hapësirat e Fakultetit të Edukimit është inauguruar edhe salla mësimore, ku është mundësi për avancim mësimor për studentët e programit të Pedagogjisë dhe Edukimit parashkollor. 

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar komponentin e edukimit në fëmijërinë e hershme.

Sipas saj projekti PedaKos luan rol kyç në rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në edukim dhe kujdes cilësor. 

Maloku-Berdyna: Jemi të përkushtuar të rrisim pjesëmarrjen e fëmijëve në edukim

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe MAShTI është e përkushtuar dhe e zotuar që përgjatë këtij mandati të përmirësoj komponentin e edukimit në fëmijërinë e hershme. Deri më tani kemi bërë një hap të madh në këtë drejtim kemi miratuar projektligjin për edukimin në fëmijëri të hershme në Qeveri dhe e kemi dërguar në Kuvend. Kemi themeluar Komitetin për fëmijërinë e hershme, kemi themeluar edhe grupin punues për hartimin e kurrikulës për këtë nivel...04’37Projekti PedaKos padyshim që luan rol të rëndësishëm në hartimin e politikave tona kombëtare për arsim në mbështetje të qëllimit tonë kryesor rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në edukim dhe kujdes cilësor në fëmijërinë e hershme”, theksoi ajo. 

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi ka deklaruar se edukimi në fëmijërinë e hershme është një nga prioritet e këtij fakultetit, derisa theksoi se aktivitetet e zhvilluara në kuadër të projektit PedaKos do të ndikojnë në qëndrueshmërinë e kësaj dege.

Ai tha se ky projekt synon lidhjen e përgatitjes para shërbimit me zhvillimet, përgatitjet dhe ngritjen e cilësisë së edukatorëve. 

Saqipi: Edukimi në fëmijërinë e hershme është një prej prioriteteve tona

“Si fakultet kemi një plan dinamik, kemi plan strategjik dhe kemi objektivat dhe prioritet tona dhe edukimi për fëmijërinë e hershme është një prej prioriteteve tona që është në vijë edhe me prioritetet e Ministrisë që të edukojmë edukatoret edhe edukatorët e ardhshëm, jo vetëm në numër por edhe në filozofi dhe qasje më ndryshme....09’02Me këtë projekt jemi jashtëzakonisht të kënaqur për mënyrën se si është planifikuar dhe jemi jashtëzakonisht të entuziazmuar që gjërat që kanë filluar t’i vazhdojmë edhe më tutje. Projekti si tërësi ka qenë jashtëzakonisht mirë i planifikuar sepse në vete ngërthen punën me praktikën me edukatorët, ngërthen edhe aspektin e ndërtimit të kapaciteteve të profesorëve dhe profesoreshave tona, dhe ngërthen edhe elementin e pajisjeve të cilat jashtëzakonisht janë një intervenim në mënyrën se si do të duhej të planifikohet dhe mendohet edhe mënyra infrastrukturore e mënyrës në Fakultet”, u shpreh Saqipi. 

Zëvendës-shefi i Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero u shpreh se projekti PedaKos synon mësimnxënien përmes ekspertizës në edukimit të hershëm duke intervenuar në nivel të kopshteve por edhe qasje inovative. 

Ai deklaroi se një arsim cilësor të hershëm mund të ofroj edhe qasja Reggio Emilia dhe si model italian mund të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e shkencës institucionale.

Ferrero: Duhet të kemi arsim cilësor nga hapat e parë 

“Është projekt që ka përqëndrim kryesor ekspertizën e edukimit të hershëm përmes intervenimeve në nivel të kopshteve dhe disa sisteme parashkollore me qasje inovative përmes ndërtimit të klasave të ndryshme, kantinave dhe ambienteve mësimnxënse të tilla që janë çelësi kryesor i ndërtimit të mësimdhënësve të ardhshëm që janë vetë shtylla e sistemit arsimor të një vendi të ri siç është Kosova. Ne fuqishëm besojmë që është e rëndësisë së veçantë që të kemi një arsimim cilësor nga hapat e parë të qenieve njerëzore dhe ofrimi i gjeneratave të ardhshme e një pako të plotë gjë që është shumë e rëndësishme për aplikuar praktikat më të mira, prandaj ne besojmë që në rrethana sipas Reggio Emilia qasjes si model italian i cili është duke u implementuar në shumë vende. Ne fuqishëm besojmë se do të jetë ky një shembull edhe për Kosovën dhe të ndërtojmë shkencën institucionale që e njëjta të jetë e hapur duke pranuar këtë koncept”, theksoi Ferrero. 

Koordinatorja e projektit nga shoqata italiane, “Volontari Nel Mondo RTM”, Anna Toldo tha se me qasjen italiane Reggjio Emilia synojnë përmirësimin e mjedisit dhe qasje inovative në 15 kopshte në Kosovë.

Toldo theksoi se Pedakos si projekt ka tre kompententë kryesor e që janë zhvillimi profesional, mjedisi mësimnxënës dhe praktikat më të mira si dhe partneriteti publiko-privat. 

Toldo: PedaKos ka tri komponente që synojnë zhvillim profesional

“PedaKos është një pilot-projekt që ka për synim një numër të kufizuar të kopshteve që janë 15 nga to, dhe jemi munduar të mbulojmë regjione të ndryshme dhe kombe të ndryshme të këtyre institucioneve parashkollore, kemi 8 publike, 2 publiko-private, 2 private dhe 3 bazuar në komunitet. Këtu kemi komponentat e projektit që mund t’i shihni dhe i kemi tri që jemi munduar t’i zhvillojmë. E para është zhvillimi profesional, e dyta është mjedisi mësimnxënës dhe praktikat më të mira dhe e treta është partneriteti publiko-privat.....22’08E para është zhvillimi profesional dhe këtu çka përpiqemi të bëjmë është të punojmë me dy nivele të ndryshme e para puna me shkolla drejtpërdrejt dhe edukatorët e dyta me nivelin universitar. Në pjesën e shkollës përpiqemi të ofrojmë trajnime të vazhdueshme 100 orësh për 30 edukatore, prej tyre janë 15 bazuar në qasjen Reggjio Emilia...22’55Jemi përpjekur që të ofrojmë ndërtim të kapaciteteve për 4 profesorë të UP-së, Fakulteti i Edukimit mbi qasjen Reggjio Emilia dhe kemi ofruar edhe qasje teknike që është hap i rëndësishëm për dizajnin e studimeve mbi parimet e Reggjio Emilia që do të jenë parime të qasshme nga viti 2023-2024”, u shpreh Toldo. 

Profesoresha në programin e Pedagogjisë dhe Edukimit parashkollor në Fakultetin e Edukimit, Majlinda Gjelaj u shpreh se në kuadër të projektit PedaKos ndodhen në fazën e hartimit të modulit specifik të frymëzuar nga Reggio Emilia Approach për t’u përfshirë në programin parashkollor.

Gjelaj: Po punojmë për të dizajnuar modulet që qasja Reggjio Emilia të bëhet program për zhvillim profesional 

Video

“Përveç mundësisë që studentët tanë të njihen me këtë qasje kaq të mirë pedagogjike për edukimin në fëmijërinë e hershme ne do të synojmë edhe licencimin e një programi për zhvillim profesional të edukatorëve në shërbim për tu ofruar edhe atyre që nuk kanë pasur mundësi përmes këtij projekti që të njihen me qasjen Reggio Emilia dhe ta zbatojnë atë në praktikë. Kështu në bashkëpunim me Reggio Children në Itali kemi ardhur deri tek një dakordim dhe kemi filluar punët fillestare për të dizajnuar modulet kryesore që do të mund tu ofrohen edukatorëve që tashmë punojnë në të gjitha kopshtet e Kosovës. Ideja është që të fillojmë me atë që është vetë filozofia e qasjes Reggjio Emilia e cila e sheh fëmijën si potencial dhe jo si diçka që ka nevojë të përmirësohet”, u shpreh profesoresha Gjelaj. 

Ndërsa, presidenti i Reggio Children në Itali, Cristian Fabbi tha se përmes ndarjes së praktikës Reggjio Emilia synohet që edhe Kosova të krijoj qasjen e vetë për edukim të hershëm të bazuar në ekspertizat më të mira. 

Fabbi theksoi se Reggio Emilia është një filozofi edukative që ofron qasje holistike për edukimin e të gjithë fëmijëve, ku nxënësi është në qendër, një mjedis i organizuar me kujdes i angazhon fëmijët në një mjedis mësimor stimulus, fëmijët inkurajohen të pyesin, vëzhgojnë, regjistrojnë, reflektojnë dhe ndajnë përvojat e tyre.

Sipas tij me qasjen Reggio Emilia praktikohen materiale autentike të artit si bojëra uji, argjilë, shkumës dhe qymyr për të eksperimentuar fëmijët në klasë.

Fabbi: Synojmë që Kosova të krijoj qasjen e vetë ndaj edukimit bazuar në eksperiencat më të mira

“Synojmë të ndajmë konceptin e kopshteve dhe qëllimi kryesor është se Kosova mund të krijoj qasjen e vet ndaj edukimit bazuar në eksperiencat dhe përvojat më të mira. Nuk është ideja të sjellim sistemin italian por që të përdorim qasjen që ju ta zhvilloni tuajën...Të kontribuojmë në zhvillimin e qasjes në Kosovë që është një cilësi e lartë e edukimit të hershëm...45;23Baza e parë është pjesëmarrja që është e rëndësisë të veçantë sepse e di që edhe në Kosovë se si të përfshini prindërit dhe komunitetin në parashkollor dhe është e rëndësishme” , u shpreh Fabbi. 

Projekti PedaKos në Kosovë ka nisur së implementuari nga viti 2018 dhe do të përfundoj në shkurt të vitit 2023. Ndërsa, është mbështetur nga Agjencia Italiane për bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Volontari nel Mundo RTM me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat