Kosova mund të bëhet qendër e kompanive botërore për CyberSecurity me 15.000 të punësuar

Kosova

Kosova mund të bëhet qendër e kompanive botërore për CyberSecurity me 15.000 të punësuar

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 20:26
Uranik Begu

Në emisionin për ekonomi EURO n’7 ku u diskutua për tregun e punës dhe orinetimin në karrier, Uranik Begu themelues i ICK-së (Inovation Center of Kosova) ka deklaruar se institcionet vendore duhet përkahur dhe lobuar që vendi ynë të shëndërrohet në qendër rajonale për CyberSecurity kjo për shkak të  kapaciteve njerëzore që kemi.

Ky kapacitet njerëzor, sipas tij vazhdon të jetë pasuria më e madhe që ka vendi ynë por që kjo nuk është u promovuar aq sa ka nevojë në mënyrë që të joshte kompani të mëdha botërore si GOOGLE, FACEBOOK, MICROSOFT apo të ngjashme të kenë qendrat e tyre në vendin tonë ku të rinjët do të kujdeseshin për sigurinë e rrjeteve të tyre.

“Vendi ynë ka shumë profesionistë të zot të cilat me nga një qantë në krahë në një zyrë të vogël nga Prishtina punojnë për kompani të mëdha botërore si në Tokio, San Francisko apo vende të tjera të mëdha, kjo për shkak edhe të besushmërisë së madhe që kompanitë botërore kanë në këta profesionist dhe kjo duhet shfrytëzuar maksimalisht për të tërhequr ato kompani që qendrat e tyre të mëdha t’i vendosin në vendin tonë”, ka shtuar z.Begu.

Sipas tij vendi ynë ka një shancë të madhe para vetës që të krijoje hapsirë punësuese jo vetëm për kosovarët e rinjë por që të jetë qendër rajonale ku do të grumbullonte profesionistët më të zot për CYBERSECURITY(Siguri në rrjetë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat