​Uji i pijes, IKSHPK me rekomandime për qytetarët e Deçanit, Klinës e Istogut

Kosova

​Uji i pijes, IKSHPK me rekomandime për qytetarët e Deçanit, Klinës e Istogut

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 19:38
IKSHPK

​Uji i pijes, IKSHPK me rekomandime për qytetarët e Deçanit, Klinës e Istogut.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me rekomandime për qytetarët e rajoneve të Deçanit, Klinës dhe Istogut për përdorimin e ujit të pijes pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut që janë duke vazhduar në vend.

IKSHPK/QRShP Pejë thotë se është në bashkëveprim dhe kontakt të vazhdueshëm me KRU Hidrodrini – Pejë dhe bazuar në të dhënat e inspektimit nga tereni, vërehet turbullirë e shtuar e ujit kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut.

Situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije. IKSHPK rekomandon qytetarët e këtyre rajoneve ta vlojnë ujin para përdorimit dhe të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat