Kongresisti Torres nderon dëshmorët e Kosovës në Gllogjan

Kosova

Kongresisti Torres nderon dëshmorët e Kosovës në Gllogjan

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 23:26
Foto nga vendngjarja

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, një përkrahës i madh i Kosovës, po qëndron në Kosovë.

Ditën e sotme kongresisti Torres e ka kaluar në Gllogjan. Për këtë vizitë ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke theksuar se lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme.

"Në mesin e shumë miqve, sot na nderuan edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë", ka shkruar Haradinaj teksa ka njoftuar për vizitën e kongresistit Torres në Gllogjan.

Torres është duke u pritur edhe nga zyrtarë të tjerë të Kosovës. Një takim të vecantë ai e pati edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat