Sot mund të bie borë, temperaturat deri në minus 1 gradë

Kosova

Sot mund të bie borë, temperaturat deri në minus 1 gradë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por parashihet të bie borë në viset e larta malore.

Ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore, teksa shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. 

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat