Ngjarjet e datës 29 nëntor

Kosova

Ngjarjet e datës 29 nëntor

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban punëtori. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë organizon Konferencën për Integritetin e Informacionit, DISICON, më 29 dhe 30 nëntor. Konferenca organizohet nën temën e përgjithshme “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”.( Klan Arena, ora 09:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin Kombëtar të Radio – frekuencave. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00) 

Oda e Farmacistëve të Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temën “Legjislacioni në sektorin farmaceutik – Qasja në barna për pacientë”. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 10:00)

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zhvillon takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të akredituar në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e buxhetit të ZKA-së, i ndarë në Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. E ftuar: Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Instituti GAP mbajnë konferencë për media, “Procesi tarifor në Zyrën e Rregullatorit për Energji – prezantim i raportit tematik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. Të ftuar janë: Ministri i MMPHI-së prej orës 13:30 dhe Ministri i MBPZhR-së prej orës 15:00 (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, bashkëfinancuar nga BE dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga FAO, do t’i dorëzojë Agjencisë Pyjore të Kosovës kontigjentin e parë të pajisjeve. ( Vendgjuetia “Blinaja”, afër aeroportit të Prishtinës, ora 14:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e radhës, me temën “Gratë në biznes – Sfidat dhe paragjykimet që ato përballen në mjedisin e biznesit?”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë ora 17:00)

Shfaqet premiera e filmit dokumentar “Përtej Territ”, që trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave.( Kino Armata, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat