​Latifi: Rahoveci, “Smart City"

Kosova

​Latifi: Rahoveci, “Smart City"

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:45
Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se kjo Komunë do të jetë e para që do ta ketë emrin "Smart City".

"Qyteti i parë në Kosovë "Smart City (Qytet i mençur)”. Rahoveci do të jetë Komuna e parë në Kosovë që do ta ketë emrin “Smart City” me anë të projektit që do të zbatohet nga shërbimet e energjisë (ESCO) nga investitori slloven.

I tërë projekti do të bazohet në performancë të kursimeve të energjisë.

Kështu ka njoftuar komuna e Rahovecit.

Ky projekt është në funksion të digjitalizimit të shërbimeve, do të ketë shtrirje në infrastrukturën ekzistuese të ndriçimit publik dhe në vendbanimet në të cilat kemi planifikuar ta zgjerojmë ndriçimin publik".

Latifi ka thënë se me zbatimin e këtij projekti, ne përmbushim edhe një premtim tonin për mbikëqyrjen dhe digjitalizimin e rrjetit të ndriçimit publik.

"Me zbatimin e këtij projekti do të ketë kursime të energjisë dhe do të digjitalizohet qyteti dhe të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit.

Me zbatimin e këtij projekti, ne përmbushim edhe një premtim tonin për mbikëqyrjen dhe digjitalizimin e rrjetit të ndriçimit publik".

"Përfitimet nga ky projekt do të jenë kryesisht në kursimet e energjisë elektrike, të cilat do të arrijnë deri në 2000 MWh/vit(MegaVat Orë për një vit).

Me ndihmën e këtij projekti, shërbimet digjitale të dedikuara për qytetarët e komunës së Rahovecit do të kenë karakteristikat si në vazhdim:

Ndriçimi inteligjent: LED, kontrolli i fotocelulës, errësimi 0-100%, ndriçimi sipas kërkesës;

Bazuar në APP: kontroll me valë;

Wi-Fi: celular dhe rrjetë;

Altoparlantët e fshehur: muzikë, sinjalizime.

Sensimi i imazhit: afërsia, sporteli i këmbësorëve, monitorimi i parkimit, siguria publike;

Sinjalistika digjitale: gjetja e rrugës, drejtimi i trafikut, informacioni për qytetarë, potenciali i të ardhurave, shenja digjitale e rrugës.

Sistemi Push-to-Talk: Shërbimet e 'dritës blu', karikimi(rimbushja)EV/ biçikleta elektronike, monitorimi i nivelit të ujit dhe përmbytjeve.

Ndjeshmëria mjedisore: cilësia e ajrit, zhurma, njoftimi RGBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat