Ngjarjet e datës 13 dhjetor

Kosova

Ngjarjet e datës 13 dhjetor

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, ora 09:00)

Lansohet kampanja” A mund të më shpëtojë teknologjia, a mund të më dëmtojë teknologjia”. Marrin pjesë Zv. Kryeministrja Emilia Rexhepi, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.( Swiss diamond. Ora 09 : 30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim për Ligjin për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”. Të ftuar: ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu; Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Mbahet marsh paqësor për Mitrovicën, Kosovën dhe paqe në botë me moton, ” Ejani, marshoni, demostoni vetveten, sfidoni, vetvendosuni, guxoni, besoni se me mendim dhe qëllim të mirë, energji pozitive të keqen do ta parandalojmë. ( Sheshi” Zahir Pajaziti, ora 11:00)

Federata e Notit mban konferencë të jashtëzakonshme për media. Kjo konferencë organizohet me qëllim të informimit të opinionit lidhur me përfaqësimin ilegal të Kosovës në Melburn te Australisë, nga Astrit Haliti. ( Zyrat e Federatës se Notit të Kosovës, Shtëpia e Sportit, ora 12:00)

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat